12.5 C
Tirana

I vodhën me dhunë aparatet celularë një turisti, Policia arreston 2 autorët

Më datë:

Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona, pasi i vodhën me dhunë aparatet celularë një turisti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe në vijim të punës për goditjen e të gjitha paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas një kallëzimi të depozituar nga një turist, se dy shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur me dhunë dy aparate celularë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Policia njofton se, “si rezultat u identifikuan dhe arrestuan shtetasit L. A., 22 vjeç, Xh. M., (L)., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139/25 i Kodit Penal. Dy të arrestuarit dyshohet se te sheshi “Skënderbej” i kanë vjedhur dy aparate celularë shtetasit D. C., 43 vjeç”.

43-vjeçari ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës...

Debati për rrogat e magjistratëve, Berisha akuza Ramës: Je përgjegjës kryesor, përmbyse piramidën e pagave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë konferencës...

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...

Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta, në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh zëvendëskryetar i Komisionit Parlamentar...