7.5 C
Tirana

“I vëllai i ngacmoi të fejuarën autorit”, prokuroria çon 5 persona për gjykim për vrasjen Briken Sanajt

Më datë:

Prokuroria e Tiranës, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’ Vladimir Kolën i dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt. Kjo ngjarje ndodhi në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet më 30 Tetor 2022.

Po kështu, Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq dhe katër persona të tjerë, Gjelosh Krasniqi, Kened Antoni, E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’.

Nga hetimet rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën.

Prokuroria thotë se në Tetor të vitit 2022, autori i dyshuar, ladimir Kola ka udhëtuar nga Barcelona, në Podgoricë e më pas ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit.

Pas kësaj, ai ka blerë një makinë duke përdorur targat e një mjeti tjetër, i cili pas vrasjes së Sanajt është gjetur i djegur në fshatin Domje. Brenda tij është gjetur arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme.

Sa i përket Kolës, ai u vu në pranga në Prill të vitit 2024 në Gjermani.

Kujtojmë se Sanaj u qëllua me 5 plumba pistolete në zonën e “Kodrës së Diellit”, disa metra larg shtëpisë teksa po dilte nga makina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...