15.5 C
Tirana

“I them zonjës Kim se zëri im do të trefishohet”! Sali Berisha: Kushdo qoftë mbi tokë nuk më ndryshon, me asnjë lloj presioni e mase!

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh të prerë ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas thirrjeve të saj për të mos u futur në Kuvend, në shtator.

Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha iu drejtua ambasadores, duke i thënë se zëri i tij do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ndërsa shtoi me tone të ashpra se askush mbi tokë nuk do ta ndryshojë këtë, me asnjë lloj presioni apo mase.

“Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj për daljen time televizive në një televizion të Kosovës, në të cilin unë shpreha ato që kam shprehur gjithnjë para jush për multimiliarderin Soros, por edhe gjëra të tjera mbi ndryshimin e kufijve të Kosovës, ku unë nuk sulmova, por shpresa dhe shpreh rezervat e mia, por njeri nuk sulmova në atë ekspoze, unë kam qenë një nga kundërshtarët e flaktë të atij projekti për kufijtë.

Dua t’i them se zëri im do të trefishohet në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, ashtu si e gjykoj unë, në mbrojtje të të vërtetave, siç e gjykoj unë, dhe në mbrojtje të interesit kombëtar.

Kjo nuk mund të ndryshojë me asnjë lloj presioni, me asnjë lloj mase, nga kushdo qoftë mbi tokë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PL kërkon interpelancë me ministren e Arsimit për sigurinë në shkolla

Partia e Lirisë ka kërkuar interpelancë me Ministrinë e...

Sherri mes të miturve në Sarandë/ Detaje, 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi konflikti?

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle...

FIFA, paketë speciale për tifozët në Botëror

Një nga kritikat më të mëdha për Botërorin e...

Shkelje nga GJKKO? Berisha dorëzon kërkesë-padi në ‘Kushtetuese’

Që prej orës 10:00, në një mbledhje me dyer...