22.5 C
Tirana

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë 51-vjeçari në Durrës

Më datë:

Është arrestuar ditën e sotme 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar Gentian Deda.

Policia e Durrësit bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Informacion -Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Foto

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha i drejtohet Terheș: “Shqipëria nën narkoshtet, opozita po shtypet”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim...

 Meloni: Miratimi i reformës në drejtësi një moment historik

Kryeministrja italiane, Giogia Meloni e konsideroi një moment historik...

“Ndalo!”/ 39-vjeçari në Lezhë s’i bindet urdhrit të policit, por e godet me grusht, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer urdhrin e...

Spiropali në Kopenhagen, takim me Ministren për Europën dhe Ministrin e Jashtëm: Zgjerimi i BE-së objektiv strategjik

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...