13.5 C
Tirana

I shkëlqyer në prapavijë, “Mbretërit” vihen pas “yllit” portugez

Më datë:

Nuk mjaftonin mungesat e Alaba, Carvajal, Lucas Vazquez e Aurelian Tchouameni, me “Galaktikët” që kanë humbur një tjetër pjesë të tyren.

Qendërmbrojtësi brazilian Eder Miliato i ka dhënë një fund të parakohshëm këtij sezoni, teksa sipas asaj që thuhet në raportin mjekësor ka pësuar këputje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me dëmtim të të dy menisqeve në këmbën e djathtë dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Në të tillë situatë “gjigantët” e futbollit spanjoll janë të detyruar të mendojnë për afrimin e një qendërmbrojtësi të të njëjtit kalibër dhe duket se zëvendësuesi është gjetur.

Bëhet fjalë për “shtatlartin” portugez të Sporting Lisbon, Gonçalo Inaco, i cili është prej kohësh në listën e Florentino Perez dhe duket se tashmë është koha për t’u hedhur në sulm dhe me një çmim kartoni prej vetëm 45 milionë eurosh duket të jetë zëvendësimi perfekt për brazilianin, në pjesën e mbetur të sezonit ku “lufta” për tituj është e hapur në çdo “front”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...