14.5 C
Tirana

I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

Më datë:

Një shtetas shqiptar, 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit.

Bëhet fjalë për E. G., banues në Tiranë, i cili në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit. Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ekstradimi i tij u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OSLO – Të shtëna me armë në qendrën tregtare, arrestohet autori

Në një qendër tregtare në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo,...

Fermerët grekë ndalojnë trafikun në Kakavijë-Janinë, policia shqiptare thotë: vetëm emergjencat

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar sërish...

“Gati në shkurt”, Kumbaro dhe Vengu inspektojnë kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, së bashku me ministrin...

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, shpallet në kërkim një 35-vjeçar

Lidhur me vrasjen e biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla,...