4.5 C
Tirana

I kërkuar në Spanjë për vrasje, arrestohet 39 vjeçari

Më datë:

Është arrestuar në Tiranë Elion Vathi (Kaci) i kërkuar nga autoritetet spanjolle për vrasje. Siç bën me dije Policia, po vijojnë procedurat për ekstradimin e 39 vjeçarit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Lacking” nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë. Lokalizohet dhe kapet një 39-vjeçar, i akuzuar për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle. Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit: E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...