“I kanë drejtuar armën dhe qëlluan deputetët”, Noka dhe Bardhi për punonjësit e Policisë

Më datë:

Deputetët e opozitës janë përplasur me forcat e Policisë, të cilët kanë mbërritur në ambientet e jashtme të Kuvendit pas tensionimit të situatës me zhvendosjen e protestës nga Bashkia e Tiranës.

Në një prononcim për mediat, deputetët demokratë Bardhi dhe Noka janë shprehur është e paprecedentë që forcat policore të ndërhyjnë ndaj deputetëve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit demokrat, Bardhi thotë se punonjësit e policisë i kanë drejtuar armën deputetëve të Shqipërisë teksa shton se i kanë qëlluar ata në vendin e punës.

Gazment Bardhi: Kanë hyrë në ambientet e Kuvendit dhe kanë rrethuar deputetët e Kuvendit. I kanë drejtuar armën deputetëve të Shqipërisë, i kanë qëlluar ata në vendin e punës. Nuk ka ndodhur që në ambientet e Kuvendit të hyjnë forcat e policisë për të dhunuar deputetët. Fytyra e vërtetë e një krimineli, ushtari të bandave të Durrësit dhe mendojnë se do të trembin me forca speciale deputetët e Kuvendit.

Flamur Noka: I them nipit të Enver Hoxhës ti mund të rrish ministër aty, por do të tërheqësh zvarrë nëse sulmoni deputetët e opozitës. E paprecedentë që të ndërhyjnë forcat speciale ndaj deputetëve. Për të mbrojtur narkosin, një regjim që po shkatërron Shqipërinë. Nuk mbron veten as narkosi dhe as Elisa Spirogjoka, populli do ju bëjë gjyqin. Kjo që po shikoni janë hapa të mosbindjes civile.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, mbi 34 mijë individë përfitues

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263...

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...