14.5 C
Tirana

I gjenden armë zjarri dhe municion në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë

Më datë:

Ka përfunduar në prangat e policisë së Mirditës Gjovalin Gjikolaj. Mësohet se 53-vjeçarit i është gjetur në banesë 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestrua, me cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Rural”, kundër armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë dhe municion. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari që i posedonte këto sende, pa leje, në banesën e tij në fshatin Kurbnesh.

Gjatë monitorimit të situatës në terren dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Kurbnesh, armë zjarri. Informacioni është administruar menjëherë nga Komisariati i Policisë Mirditë, i cili në kuadër të operacionit policor të koduar “Rural”, ka kryer kontrolle në banesën e sinjalizuar.

Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të kësaj banese, shtetasit Gj. Gj., 53 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...