7.5 C
Tirana

I fitoi zgjedhjet në Korenë Jugore partia në pushtet.

Më datë:

Partia e presidentit jugkorean, Moon Jae-in ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare, pasi votuesit kanë përkrahur përgjigjjen e qeverisë kundër pandemisë me koronavirus.

Koreja Jugore ka qenë në mesin e shteteve të para që ka mbajtur zgjedhjet prej kur ka shpërthyer sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Përgjatë procesit zgjedhor është raportuar për masa të ashpra të sigurisë dhe distancimit fizik.

Pas gati të gjitha votave të numëruara, Partia Demokratike e presidentit Moon ka fituar 163 ulëse në Asamblenë Kombëtare.

Partia simotër, Partia e Platformës, duket se do të fitojë edhe 17 ulëse tjera, që i bie se qeveria mund të fitojë një total prej 180 ulëseve.

Në mesin e kandidatëve që kanë fituar ulëse ka qenë edhe dezertuesi verikorean, Thae Yong-ho.

Thae, i cili në të kaluarën ka qenë diplomat i lartë në Ambasadën e Koresë Veriore në Londër, ka fituar një ulëse për zonën Gangnam në Seul.

Koreja Jugore ka qenë një prej vendeve të para ku ka shpërthyer koronavirusi pas Kinës, mirëpo ka menaxhuar shpejt situatën përmes gjurmimit të kontakteve dhe zbatimit të distancimit fizik.

Përndryshe, Koreja Jugore nuk ka shtyrë kurrë mbajtjen e zgjedheve, duke përfshirë edhe zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 1952, pavarësisht pse shteti ka qenë në mesin e Luftës Koreane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...