I dënuari për një vrasje të vitit 1997 ndërron jetë në burg, autoritetet hetojnë rastin

Më datë:

Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari Artur Doku, banues në Burrel, i cili vuante dënimin për një vrasje të kryer në vitin 1997. Atij i kishin mbetur edhe 9 vite e 5 muaj për të vuajtur nga dënimi.

Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari kishte probleme me zemrën dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore, ai u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët konstatuan vdekjen.

Më pas, trupi i pajetë u dërgua në morg për kryerjen e procedurave mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake nuk ka dyshime për rrethana kriminale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha ngre shqetësimin për hapësirën mediatike: 58% e kohës për qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Mesazhet nacionaliste në Bruksel, Prishtina pret reagim dhe ndjesë nga BE-ja

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, viktima dyshohet se ishte në hasmëri me Ben Qimen

I liruar nga qelia vetëm 20 ditë më parë,...

Superliga, zgjidhet formacioni më të mirë i javës së 12-të

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të...