15.5 C
Tirana

I dënuar për prodhim narkotikësh/ U gjet pa ndjenja ndërsa po lahej, ndërron jetë Erlad Helshani

Më datë:

Mëngjesin e sotëm, më datë 26 gusht 2024, në Spitalin e Rrogozhinës ka ndërruar jetë shtetasi i dënuar Erlad Helshani, i lindur më 23 shkurt 1981 dhe banues në Kavajë. Helshani u gjet pa ndjenja nga bashkëvuajtësit e tij, ndërsa po lahej në dush.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekut të institucionit, i cili e shoqëroi drejt spitalit, Helshani ndërroi jetë në orën 09:15 në Spitalin e Rrogozhinës.

Helshani trajtohej për hipertension dhe nivele të larta të yndyrave në gjak gjatë qëndrimit në IEVP Rrogozhinë. Ai ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie për prodhim të lëndëve narkotike.

Ngjarja po hetohet dhe janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBSB), Komisariati i Policisë Rrogozhinë, Prokuroria, dhe familjarët e të ndjerit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes së të ndjerit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FIFA, paketë speciale për tifozët në Botëror

Një nga kritikat më të mëdha për Botërorin e...

Shkelje nga GJKKO? Berisha dorëzon kërkesë-padi në ‘Kushtetuese’

Që prej orës 10:00, në një mbledhje me dyer...

Goditet grupi kriminal në Kamëz, shisnin armë. Dy në pranga e një në kërkim

Pas një hetimi të gjatë tre mujor me metoda...

Ukraina në prag të kolapsit financiar, Von der Leyen me dy opsione

“Kam propozuar dy opsione të ndryshme për Këshillin Europian...