14.5 C
Tirana

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të tij

Më datë:

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit E.A. dhe personave të lidhur me të pasi ai rezulton i dënuar në Francë për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror të nisur në vitin 2024, u identifikuan se pasuritë e shtetasit E.A nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.

“Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme”, njoftoi prokuroria.

E njëjta gjë rezulton edhe me një person tjetër.  

“Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A”, njoftoi prokuroria.

Për këtë arsye prokuroria kërkoi konfiskimin e disa pronave

– Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vlerës 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OSLO – Të shtëna me armë në qendrën tregtare, arrestohet autori

Në një qendër tregtare në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo,...

Fermerët grekë ndalojnë trafikun në Kakavijë-Janinë, policia shqiptare thotë: vetëm emergjencat

Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar sërish...

“Gati në shkurt”, Kumbaro dhe Vengu inspektojnë kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, së bashku me ministrin...

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, shpallet në kërkim një 35-vjeçar

Lidhur me vrasjen e biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla,...