I akuzuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, ‘miku’ i Çapjave kërkon lirinë, pretendon se vuan nga një sëmundje e rëndë

Kladi Dokoli, një prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan kërkon lirinë pasi pretendon se po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Dje u shty seanca në mënyrë që palët të njihen me aktin e ekspertëve të mjekësisë ligjore për Dokolin.

Sot mbahet seanca e radhës në orën 14:00 në mënyrë që të merret një vendim për të akuzuarin.

Më 29 mars të këtij viti u arrestua Ardian Çapja, kurse nipi i tij Florenc Çapja është në kërkim.

Të akuzuar të tjerë për vrasjen e dyfishtë të babë e bir janë dhe Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi e Etjen Cani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi