4.5 C
Tirana

I akuzuar për korrupsion, Apeli rikthen në detyrë mjekun Edvin Prifti

Më datë:

Mjeku i njohur Edvin Prifti, i cili është nën hetim për akuzën e korrupsionit i është kthyer punës si pedagog në Universitetin e Mjekësisë. Në fakt Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e tij që të vazhdojë aktivitetin si pedagog, ndërkohë që mbetet i pezulluar sa i takon ushtrimit të detyrës si mjek.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak ditë më parë sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 Euro.

NJOFTIMI

Policia gjyqësore ka kryer një hetim të thelluar financiar dhe pasuror të Priftit  dhe subjekteve tregtare të krijuar prej tij. Pas këtij hetimi intensiv u grumbulluan prova që krijojnë dyshimet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Dhe jo vetëm kaq! Nga verifikimet e llogarive bankare të Edvin Priftit apo personave fizik të regjistruar në emër të tij është konstatuar se Prifti kryente depozitime cash në llogari bankare të hapura në banka të ndryshme të nivelit të dytë”.

Mjeku Prifti u zbulua në përgjimet që çuan në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha dhe disa punonjës së tjerë, ku dyshohet se kërkonte rryshfet kundrejt një operacioni në QSUT.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...