8.5 C
Tirana

Hyjnë në fuqi tarifat tregtare, Trump: Miliarda dollarë për SHBA-të

Më datë:

Një valë e re tarifash të vendosura nga administrata e Donald Trump ka hyrë në fuqi, duke rritur ndjeshëm kostot për dhjetëra vende që eksportojnë mallra drejt Shteteve të Bashkuara. Masat, të cilat hynë në fuqi nga minuta e parë e së enjtes (me orën e Uashingtonit), janë pjesë e asaj që Trump e ka quajtur një politikë “reciproke”, që synon të ndëshkojë vendet që, sipas tij, kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregtia me SHBA-të.

Në një postim në rrjetet sociale, pak para se masat të hynin në fuqi, Trump deklaroi se “miliarda dollarë do të fillojnë të futen në SHBA”, ndërsa e akuzoi një gjykatë për përpjekje për të penguar suksesin amerikan, duke iu referuar një çështjeje të hapur në Gjykatën e Apelit që po shqyrton ligjshmërinë e tarifave të reja.

Tarifat e vendosura variojnë nga 10% për Britaninë e Madhe deri në 41% për Sirinë. Këto përqindje aplikohen përveç tarifave ekzistuese mbi produktet e importuara në SHBA. Për shembull, Brazili, përveç një tarife “reciproke” prej 10%, po përballet edhe me një tarifë shtesë prej 40% të vendosur të mërkurën në lidhje me ndjekjen penale të ish-presidentit Jair Bolsonaro, duke e çuar në total në 50%.

Ndërkohë, India mund të përballet me një tarifë totale deri në 50%, pas një urdhri ekzekutiv të firmosur nga Trump, në shenjë ndëshkimi për blerjet e naftës nga Rusia. Delhi ka në dispozicion 21 ditë për të reaguar.

BE-ja është përjashtuar pjesërisht, duke ruajtur një normë të unifikuar 15% përmes një marrëveshjeje kornizë, që do të thotë se, për shembull, djathërat që normalisht do të taksoheshin me 14.9%, tani do të tatohen me 15% dhe jo me 29.9%.

Që prej shpalljes së tarifave të reja, shumë vende kanë nisur përpjekje intensive diplomatike për të shmangur taksat që mund të pengojnë investimet dhe të rrezikojnë vende pune. Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, zhvilloi dy ditë takime në Uashington këtë javë për të kërkuar pezullimin e një tarife 39%, që sipas qeverisë së saj, i kishte zënë të papërgatitur.

Disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Tajlandën, Kamboxhian, Vietnamin, Indonezinë, Filipinet, Japoninë, Korenë e Jugut, Pakistanin dhe BE-në, kanë arritur të negociojnë ulje tarifash apo marrëveshje dypalëshe.

Ndërkohë, Kanadaja është prekur nga një tarifë totale prej 35% që hyri në fuqi të premten e kaluar, ndërsa Meksika ka marrë një shtyrje 90-ditore për tarifën e saj ekzistuese prej 25%. Kina, ndërkohë, përballet me një normë 30% dhe ka afat deri më 12 gusht për të shmangur një tjetër rritje.

Në paralajmërimin më të fundit, Trump deklaroi se SHBA-të do të vendosin një tarifë 100% mbi çipat gjysmëpërçues që importohen nga vende që nuk prodhojnë apo nuk planifikojnë të prodhojnë në territorin amerikan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...