14.5 C
Tirana

Hungaria vendos të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Më datë:

Qeveria e Hungarisë ka  vendosur të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pritet që procedurat të fillojnë së shpejti.

Një zyrtar i lartë në qeverinë e Kryeministrit Viktor Orban, njoftoi vendimin, disa orë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arrest nga kjo gjykatë, mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.

Orban e kishte ftuar udhëheqësin izraelit sapo u lëshua urdhër-arresti nëntorin e kaluar, duke thënë se vendimi nuk do të kishte “asnjë efekt” në vendin e tij.

Gjykatësit besojnë se ka baza të arsyeshme që Netanyahu mban përgjegjësi penale për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit gjatë konfliktiti midis Izraelit dhe Hamasit.

Tel Avivi i ka hedhur poshtë akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht dhe të nxitura nga antisemitizmi.

Si një anëtare themelues e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Hungaria është teorikisht e detyruar të arrestojë dhe të dorëzojë këdo që i nënshtrohet një urdhëri nga gjykata, por Orban e bëri të qartë se Hungaria nuk do ta respektonte vendimin të cilin e ka cilësuar “të pacipë, cinik dhe plotësisht të papranueshëm”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga protesta në Tiranë: Djali i Hashim Thaçit shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj UÇK-së

I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin...

Ruzhdi Keçi nga Tirana: Akuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë padrejtësi historike

Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur...

Mesazhi i Alfred Moisiut nga protesta: Lirinë e Kosovës e fituam me sakrificë

Qindra qytetarë nga trevat shqiptare u mblodhën sot në...

Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale...