Hungaria thirrje BE-së t’i japë Turqisë 6 miliardë eurot për refugjatët

Szijjarto pas takimit virtual të ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit deklaroi se tema kryesore e bisedës ka qenë bashkëpnimi mes BE-së dhe Turqisë.

Ai theksoi se vendet e Grupit të Vishegradit, gjegjësisht Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia mbështesin përforcimin e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Turqisë.

Ministri hungarez potencoi se bashkëpunimi me Turqinë është në interes të shumë vendeve të BE-së dhe shtoi se Hungaria nuk pati ndonjë vështirësi gjatë furnizimit të pajisjeve mjekësore nga Turqia për t’u përdorur në luftën kundër COVID-19.

Szijjarto tha se Turqia ka rolin kyç në ndaljen e migrantëve që janë nisur drejt Evropës.

“Nëse Turqia nuk ndalon valën e migrantëve, vendet e Evropës Qendrore do të preken menjëherë nga kjo valë. Mërgimtarët që arrijnë të kalojnë kufirin turko-grek do të arrijnë në kufirin jugor të Hungarisë brenda disa ditësh. Ne nuk duam të përballemi me një situatë të tillë. Prandaj, BE duhet t’i paguajë Turqisë ndihmën e premtuar prej 6 miliardë euro sa më shpejtë të jetë e mundur”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi