13.5 C
Tirana

Hungaria i mbyll kufirin/ Emigrantët: Nuk jemi kriminelë!!!

Më datë:

Policia në Hungari mbylli përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë edhe fëmijë, u mblodhën atje dhe kërkuan të kalojnë kufirin.

“Nuk jemi kriminelë, kemi ikur nga lufta, jo nga uria”, thërrisnin emigrantët gjatë natës së shkuar.

Policia hungareze tha përmes një deklarate se pika kufitare Kelebija “është mbyllur përkohësisht, pasi nuk mund të kalohet për shkak të një grupi të madh emigrantësh në krahun e palës serbe”. Një roje kufitare e Serbisë ndërkohë i tha agjencisë së lajmeve AFP se “rreth 100 vetë” kishin pritur paqësisht në territorin mes Serbisë dhe Hungarisë, duke kërkuar nga autoritetet hungareze që t’i lejojnë kalimin. Ata nuk kanë shkaktuar asnjë problem.

Mijëra emigrantë që u janë larguar luftrave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, kanë mbetur të bllokuar në Ballkan, ndërkohë që synojnë të arrijnë në ndonjë vend të Europës Perëndimore. Autoritetet hungareze kanë ngritur gardhe me tela përgjatë kufirit për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Pas presioneve të fundit megjithatë, u vendos që pika e kalimit kufitar me Serbinë të rihapej.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...