14.5 C
Tirana

Humbi jetën në Infektiv, 27-vjeçarja nga Berati shkoi t’ju shërbente prindërve, por u infektua dhe vetë.

Më datë:

Detaje të reja zbardhen sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga qyteti i Beratit.

Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën.

Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat se Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021,në orën 00:30 minuta dhe vajza ishte në gjendje të rënduar.

Mjekja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”, ka deklaruar mjekja Vila.

Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, mjekja Vila ka deklaruar se pjesa më e madhe e rasteve ka qenë e qëndrueshme dhe janë trajtuar në Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit, ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

27-vjeçarja nga Berati Arjola Cakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të prekur me Covid-19.

Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë.

27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në Spitalin Infektiv Covid-1, ku ndodhej e intubuar.

Mes dhimbjesh dhe lotësh nga të familjarë, miq e të afërm, Ariola u përcoll dje në mesditë për në banesën e saj të fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...