18.5 C
Tirana

Huazim i minutave të fundit, Armando Broja bashkohet me skuadrën e njohur të Premier League

Më datë:

Armando Broja është zyrtarisht një futbollist i Everton.

Pasi dështoi kalimi i tij te Ipswich Town, Chelsea ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares ka kaluar huazim te Everton, me këtë të fundit që do të ketë opsionin për ta blerë për 30 milionë paund.

Klubi nga Liverpuli prej kohësh e ka kërkuar 22-vjeçarin shqiptar, por duket se këtë gjë e ka arritur vetëm minutat e fundit të merkatos, me Chelsean që ja kishte bërë të qartë Brojës se donte ta largonte.

Për këtë huazim ka folur dhe drejtori sportiv i Everton, i cili shprehet:

“Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje ta sjellim atë në klub.

Armando është ende një lojtar i ri që tashmë ka krijuar një përvojë mbresëlënëse, por ne gjithashtu mendojmë se ka shumë më tepër potencial për t’u zhbllokuar.

Para së gjithash, ne do të punojmë me të për ta kthyer në formë sa më shpejt të jetë e e mundur. Më pas, shtimi i tij do të forcojë opsionet tona në repartin e sulmit.”

Nuk dihet ende nëse Broja do të jetë i gatshëm me Everton për ndeshjen e radhës me Bournemouth, teksa pas kësaj ai do të vijojë grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjet me Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Ligën e Kombeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...