Hoxha me homologun kroat: Forcim i ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve rajonale

Më datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Hoxha informoi se gjatë bisedës u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i fortë strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë.

Po ashtu, sipas ministrit Hoxha, u theksua rëndësia e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç, përfshirë ekonominë, energjinë, mbrojtjen dhe turizmin.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve madhore rajonale, si Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe zgjerimi i tij me Gazsjellësin Joniano-Adriatik si dhe mbi Iniciativën e Tre Deteve, shtylla të rëndësishme për rritjen dhe qëndrueshmërinë në Evropën Juglindore”, u shpreh Hoxha.

Hoxha informoi se gjatë bisedës shkëmbeu gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar përgjegjësinë tonë të përbashkët si aleatë në NATO, për të kontribuar në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive.

“Si partnerë të afërt, mbetemi të përkushtuar fort për avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët evropiane për rajonin”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: E papranueshme që ndërtimit po i hidhet baltë, sektori po transformon Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit,...

Kosharja në kujtesë, Kurti: Mirënjohje për ata që luftuan për liri

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një statusi në Facebook, ka...

Arrestim në kryeqytet, i riu u kap me armë që do t’i shiste

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi...

Lajm i mirë për drejtuesit, nafta shënon tjetër rënie

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...