14.5 C
Tirana

Hoti mesazh Thaçit: Nuk lejoj që kompetencat e mija kushtetuese t’i ushtrojë dikush tjetër

Më datë:

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka folur për procesin e dialogut si dhe arritjen e konsensusit shtetëror në këtë drejtim.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, Hoti tha se qëllim kryesor i kornizës së qeverisë për dialogun, është arritja e konsensusit për këtë proces, shkruan lajmi.net.

Ai ka se kjo nënkupton që qeveria duhet të jetë e qartë dhe unike në këtë proces.

“Në thelb të kësaj kornize është ndërtimi i konsensusit shtetëror, që nënkupton një qeveri që është e qartë dhe unikë karshi procesit të dialogut. Një kuvend që e luan rolin mbikëqyrës dhe një president që qëndron brenda kompetencave kushtetuese. Do të bëj maksimumin, duke tejkaluar edhe veten për ta arritur këtë konsensus”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu tha se gjatë kohës që ai është në qeveri s’do të ketë përplasje institucionale mes qeverisë dhe presidencës apo kuvendit.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se nuk do ta lejojë askënd t’i ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese, duke lënë të kuptohet se dialogu do të udhëhiqet nga ai.

“Nuk do të dëgjoni nga unë apo nga kjo qeveri të ketë përplasje institucionale . Por as nuk do të lejoj që kompetencat e mija kushtetuese t’i ushtrojë dikush tjetër. Unë do ta ftoj presidentin në takim për t’ia shpalosur qëndrimet e kësaj qeverie karshi dialogut”, ka thënë Hoti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...