16.5 C
Tirana

Horrori në Mallakastër, 50-vjeçarja u vra nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, policia zbardh krimin tronditës

Më datë:

Policia ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur në Mallakastër, ku 50-vjeçarja Drita Saliaji është grabitur, lidhur me litar dhe hedhur në rezervuar, prej ku është gjetur e pajetë.

Policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar të krimit, ku njëri prej tyre është nipi i viktimës (djali i vëllait të burrit), si dhe dy shokët e tij. Siç raporton policia, të rinjtë kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës së hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kërkohet 1 vit burg për drejtoren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Osmani: Çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Berisha: Minimumi jetik është ligji i parë që do të miratohet pas votimit të qeverisë së re

https://www.youtube.com/live/mb4_FytoLFE?si=3zup7ht-upJc9LXO&t=1009 Kreu i PD Sali Berisha, në një lidhje live,...

Me drogë, armë dhe municion në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në...