Horror në Turqi, babai i pret fytin djalit 18-vjeçar dhe vret të bijën 15 vjeçe, godet 25 herë me thikë dhe gruan

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin lindor të Diyarbakirit në Turqi.

Mediat lokale raportojnë se për arsye ende të paqarta, babai i familjes mori thikën dhe filloi të godasë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, duke i lënë të vdekur.

40-vjeçari fillimisht ia nguli thikën 25 herë bashkëshortes së tij. Pasi e la në tokë duke menduar se e kishte vrarë, ai iu sul djalit 18-vjeçar duke i prerë fytin.

Ky i fundit vdiq, kurse nëna e plagosur rëndë u dërgua në spital dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.

Pasi qëlloi dy të parët, babai 40-vjeçar goditi me thikë edhe vajzën 15-vjeçare. Ajo po ashtu është në spital në gjendje të rëndë.

Fqinjët njoftuan policinë pas të bërtiturave që vinin nga shtëpia e tyre.

Pasi hyri aty, policia gjeti një shtëpi të mbuluar nga gjaku me një të vdekur në vend dhe tre të plagosur rëndë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...