8.5 C
Tirana

Homazhe pranë memorialit të dëshmorëve të Policisë së Shtetit

Më datë:

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore në memorialin e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe ndërimet më të larta, për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit.

Proda u shpreh gjatë ceremonisë se “sakrifica sublime dhe emri i secilit prej ish-kolegëve të rënë gjatë përballjes me krimin, janë motive të forta pse Policia e Shtetit është sot më e angazhuar se kurrë, për t’i ruajtur të denja simbolin kombëtar, jetën dhe pronën e çdo qytetari.”

Policia e Shtetit shënon 113-vjetorin e themelimit, si një nga institucionet kyçe për rendin dhe sigurinë publike në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kokë lakër me oriz dhe limon

Kokë lakër me oriz dhe limon• 1 kokë lakër...

Moti i keq, aeroporti i Vjenës mbyllet për shkak të ngricës, pista e mbuluar nga akulli

Vjena është përfshirë nga moti i keq. Ngricat e...