13.5 C
Tirana

Homazhe në 113-vjetorin e ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë

Më datë:

Më 26 nëntor të vitit 1912, në Tiranë u ngrit flamuri kombëtar, dy ditë para ngritjes së flamurit në Vlorë.

Përpara se Ismail Qemali të mbërrinte në Vlorë, Elbasani, Tirana dhe Durrësi ngritën flamurin e pavarësisë. Në Tiranë, flamuri u ngrit nga patriotët Abdi Toptani, Muhamer Pazari, Ibrahim Agalliu, Shefqet Ndroqi etj, ndërkohë që Tirana rrezikohej nga pushtimi i trupave serbe. Patriotët tiranas ndryshuan rrjedhën e historisë si një shembull i jashtëzakonshëm i qëndresës dhe dëshirës për pavarësi e mëvetësi.

Në Kuvendin e Vlorës, Tirana u përfaqësua nga dy përfaqësues, Abdi Toptani dhe Murat Toptani.

“26 Nëntori mbetet përherë ditë historike për Tiranën e fisnikërisë dhe bujarisë”, shkroi sot, në rrjetet sociale, prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qëndro, pas homazheve me rastin e kësaj dite të shënuar.

“Nderojmë patriotët dhe veprimtarët që punuan për krijimin e shtetit të parë shqiptar me në krye atin tonë të pavarësisë, Ismail Qemali. Lavdi Abdi Toptanit, Muhamer Pazarit, Ibrahim Agalliut e Shefqet Ndroqit që ngritën flamurin kuq e zi në Tiranë”, u shpreh Afrim Qëndro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shoqata e bashkive, kërkesë për rritjen e fondeve të dedikuara

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një...

Bardhi takon ambasadorin gjerman: Shqipëria ka nevojë për qeveri që del nga zgjedhje të lira

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi,...

“Moti dhe korrupsioni shkatërrojnë Shqipërinë”, Berisha denoncon dëmet pas reshjeve të shiut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë...

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesë e...