14.5 C
Tirana

Holanda i kthen Etiopisë kurorën e shekullit 18-të

Më datë:

Holanda i ka rikthyer Etiopisë një kurorë solemne, që dyshohet e vjedhur dhe që i përket shekullit të 18-të, (AA).

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, pranoi artifaktin nga Sigrid Kaag, ministri holandez për tregtinë e jashtme dhe zhvillimin e bashkëpunimit.

“Holanda bëri gjënë e duhur duke i rikthyer reliktin pronarit të ligjshëm, Etiopisë”, tha Abiy.

Sirak Asfaw, një etiopian që erdhi në Holandë si azilkërkues, e gjeti kurorën në vitin 1998 në valixhen e një vizitori.

Sirak nuk dëshironte t’ia kthente reliktin qeverisë së atëhershme në Etiopi nga frika se mund të ishte përfshirë në vjedhje dhe e mbajti kurorën të fshehur në shtëpinë e tij në Roterdam për më shumë se dy dekada.

Zyra e kryeministrit të Etiopisë gjithashtu vlerësoi Sirak për rolin që luajti në procesin e kthimit të reliktit të çmuar në Etiopi.

Detajet se si, pse dhe nga kush ishte marrë relikti nga Etiopia mbeten të paqarta.

Sirak ka jetuar në Holandë për 41 vjet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ERE miraton udhëzimin e ri për faturimin e energjisë, synon rritjen e transparencës

 Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi një udhëzim të...

Zelensky: Mbështesim çdo propozim të drejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ukraina është e gatshme të punojë drejt arritjes së...

Shkarkohet kryeprokurori i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar Besim Kelmendin nga...

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa pranë urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e...