15.5 C
Tirana

Historia e gjyqeve të rivalit të Lulzim Berishës/ Endrit Doklen e refuzoi edhe Kushtetuesja, por e liroi gjykata e Krujës

Më datë:

Këtë të martë është liruar Endrit Dokle, i moshës 36 vjeç. Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare pranë organit qëndror të akuzës dhe pranë prokruroisë së Krujës.

Siç bëhet me dije ka patur debate të ashpra mes Prokurorisë dhe Gjykatës, por gjykata ka vendosur ta lirojë pasi sipas gjykatës Endrit Dokle ka vuajtur 25 vite burgim, është sjellë mirë si edhe vuan nga probleme shëndetësore.

I dënuari i përjetshëm Endrit Dokle sipas gjykatës së Krujes për pesë vitet e ardhshme duhet të qëndrojë në provë nën detyrimin që nuk duhet të shoqërohet me persona problematikë, dhe nuk duhet të mbajë armë me vete. Ky verdikt u shpall nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha që hedh poshtë burgimin kapital për atë që gjatë një procesi gjyqësor pranë krimeve të rënda u konsiderua si rivali i Lulzim Berishës.

Të dy ata i ndoqën vargun e akuzave të prokurorisë nga i njëjti kafaz, ndërkohë që kundër tyre doli Adriatik Çoli, i vetm dëshmitar i drejtësisë që deri më tani futi përgjatë gjashtë viteve në telashe serioze me ligjin 16 të akuzuar që u konsideruan si banda e Durrësit. Edhe Endrit Dokle u shpall fajtor për krijim të organizatës kriminale, vrasjen e Dritan Dishës, vrasjen e Erjon Lames, atentatin e dështuar në katër raste kundër Lulzim Berishës, vrasjen e Avini Gashit, rrëmbim dhe pengmarrje.
Procesi i cili zgjati pothuajse gjashtë vite solli në gjykatë 194 dëshmitarë.

Në total gjykata shpalli katër burgime të përjetshme të cilat u shkërmoqën nga njëra gjykatë në tjetrën, si edhe 255 vite burgim në total për pjesëtarët e grupit. Por ndryshe nga të tjerët kuksiani mori edhe një dënim tjetër prej 18 vitesh pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa drejtonte trafikun e drogës nga paraburgimi 313.

Që prej arrestimit të kryer në 2006 , Endrit Dokle i provoi të tëra shkallët e gjyqësorit madje edhe Kushtetuesen por tek të gjitha humbi, përjashto gjykatën e Krujës që është gjykata që mbulon juridiksionin e burgut ku ai mbahet.

Pas lirimit të tij reagoi prokuroria që deklaroi se do ta apeloje vendimin, i cili ngjan me shumë vendime të tjera që kanë hapur dyert e burgjeve për persona që dikur konsideroheshin të rrezikshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump ndalon sulmin izraelit ndaj Iranit, në pritje të një marrëveshjeje bërthamore

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të mbështesë një...

Dollari në tronditje: Politikat tregtare të Trumpit sfidojnë tregjet globale

Vendimet e fundit tarifore të presidentit amerikan kanë shkaktuar...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike...

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen me...