13.5 C
Tirana

Hetimet për AKSH: Drejtoresha para SPAK-ut për 12 tendera”

Më datë:

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirilda Karcanaj u paraqit në Prokurorinë e Posacme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, të cilat nga hetimet kanë rezultuar të paracaktuara. Bëhet fjalë për tendera në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.


Një prej biznesmenëve nën hetim është dhe Ermal Beqiri, i cili me kompaninë e tij “Soft & Solution”, i cili është pyetur më herët në SPAK. Gjkatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHIT, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është një institucion në qendër të akuzave për tenderat korruptivë. Disa kohë më parë një prej ish-zyrtarëve të AKSHIT Daniel Shima u zhduk mistershëm për të paktën 10 orë dhe familja e tij bëri denoncim në polici. Daniel Shima sapo kishte dhënë dëshminë në SPAK për tenderat korruptivë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE vendos t’i ndërpresë importet e gazit rus, Von der Leyen: Po i zvogëlojmë fuqinë Putinit”

Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën të ndërpresë gradualisht...

Propozimi i SPAK për kreun e ri të BKH, KLP mblidhet më 9 dhjetor për të votuar 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9...

“Aksident në Durrës: Drejtonte automjetin i dehur nga droga, përplasi këmbësoren”

DURRËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit,...

Pas më shumë se një jave në protestë, rikthehet transporti publik në Kosovë

Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën...