Hetimet e SPAK, Meta: Do përgjigjem me kënaqësinë më të madhe

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij, duke thënë se do përgjigjet me kënaqësi për pyetjet që do t’i bëhen.

“Është kënaqësia ime më e madhe nëse do të më kërkojë dikush t’i përgjigjem”, u shpreh Meta në një intervistë.

Ish-presidenti tha gjithashtu se SPAK i ka marrë direktivat nga kongresi i Partisë Socialiste, ndërsa bëri thirrje që të kërkohet për lobimet e LSI, pasi sipas tij ato janë të gjitha të regjistruara.

“I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë Shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë.

Të kërkojë në të gjitha bankat e botës. Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve të depozituara në SPAK nga Partia e Lirisë.

Shumë shpejt ky mal do të kalojë edhe atë tavanin e fundit që eksiton te SPAK”,

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...