Hetim i plotë për trajtimin e 52-vjeçarit në Durrës, zbresin në terren strukturat përgjegjëse

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale reagoi sërish sot lidhur me trajtimin e rastit të pacientit 52-vjeçar A.A., nga qyteti i Durrësit, për në media u hodh dyshimi se ishte lënë nga spitali i Durrësit në zonën e portit. Lajm që u përgënjeshtruar nga drejtuesit e spitalit të qytetit bregdetar.

Në një deklaratë zyrtare për mediet, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ, i cili do të shqyrtojë në mënyrë të plotë jo vetëm procedurat dhe masat e marra nga struktura spitalore, por edhe veprimet dhe përgjegjësitë e strukturave të shërbimit social të përfshira në këtë rast.

Në kuadër të këtij procesi, sipas MSHMS-së drejtuesit e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror janë në terren për të kryer verifikime të drejtpërdrejta dhe për të mbikëqyrur procesin e hetimit administrativ të strukturave në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, pacienti ndodhet nën kujdesin e strukturave shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.

Gjithashtu, MSHMS informon se po verifikohet i gjithë dokumentacioni shëndetësor dhe administrativ, si edhe përgjegjësia e personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e pacientit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbetet e angazhuar për të garantuar transparencë të plotë, zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti dhe marrjen e çdo mase administrative apo ligjore që do të rezultojë e nevojshme.

Më herët, MSHMS bëri me dije se pacienti 52-vjeçar është trajtuar më parë në Spitalin Rajonal Durrës, ku vijon të qëndrojë nën kujdesin dhe vlerësimin e personelit mjekësor.

“Pacienti ishte trajtuar më parë në QSUT, ku kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për vendosjen e një proteze vaskulare. Pas komunikimit ndërmjet mjekëve, ai u shtrua në Spitalin Rajonal Durrës, ku qëndroi dhe u trajtua për më shumë se një muaj, duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në përputhje me gjendjen e tij shëndetësore”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

Pas stabilizimit të parametrave klinikë dhe përfundimit të trajtimit spitalor, MSHMS deklaroi se pacientit iu përgatit epikriza dhe iu komunikua dalja nga spitali.

“Duke qenë se ai deklaroi se nuk kishte një vend ku të qëndronte, strukturat e spitalit njoftuan shërbimin social dhe organet e Policisë së Shtetit, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të sigurt sociale dhe familjare. Pas komunikimeve të kryera nga strukturat përkatëse, një familjar deklaroi se do ta merrte pranë banesës së tij. Pacienti u transportua me autoambulancë deri në destinacion, i shoqëruar nga punonjës të Policisë së Shtetit, dhe iu dorëzua familjarit”, thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta vijon pas 61 ditësh, qytetarët dalin në shesh me thirrjen “Rama ik”

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj...

Kultivonte drogë në zonë të pyllëzuar, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur...

Ministri Nufi flet për misionin në Gaza dhe betejën me zjarret në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, doli në një deklaratë...

Veliaj në Gjykatën e Lartë, avokati: Duhet të trajtohen çështjet e ngritura nga Kushtetuesja

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që...