Hera e parë, përforcuesi i raketës rikthehet në kullë

Më datë:

Ky filmim dëshmon një hap të madh të hedhur nga kompania amerikane Space X, në fushën e fluturimeve hapësinore. Është momenti kur për të parën herë, një përforcues raketash kthehet me sukses në kullën e lëshimit nga ku u nis.

Ky hap ka rëndësi të madhe pasi e shndërron këtë pjesë raketash në të ripërdorshme, ndryshe nga deri më tani kur përforcuesi konsiderohej si mbetje që pas lëshimit të raketës, shkëputej nga mjeti fluturues hapsinor që në orbitën e ulët të tokës për të rënë më pas në tokë ose në oqean

Rikthimi në kullën e hedhjes i përforcuesit të raketës, përveçse i kursen Space X-it miliona dollarë nga kostot e lëshimit të raketave, përbën një hap të madh në përpjekjet për t’i bërë mjetet fluturuese të rikthyeshme në tokë pas udhëtimeve hapësinore, duke krijuar mundësinë e zhvillimit të mjeteve hapësinore drejt Hënës apo Marsit.

Përforcuesi i raketës, ka rolin kryesor në shtytjen e mjetit hapësinor drejt orbitës pasi përmban sasinë kryesore të karburantit të raketës. Aktualisht rikthimi i kozmonautëve bëhet me një modul të veçantë që ndihmohet në rënie nga balonat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zgjerimi i BE-së hyn në fazë të re/ Shqipëria shihet pranë anëtarësimit

Zgjerimi i Bashkimit Europian po hyn në një fazë...

Ngjarje e rëndë në Shkozet/ Konflikti familjar përfundon me dy të plagosur

Një 38-vjeçare në Durrës ka përfunduar në spital me...

Kriza e ujit në Zvicër/ Thatësira ul nivelet e ujërave në nivele rekord

Lumenjtë dhe përrenjtë në të gjithë Zvicrën kanë rënë...

Përleshja degradoi në tentativë vrasjeje/ Policia arreston 6 persona në Divjakë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Divjakës pas...