Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Më datë:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është përgjigjur kritikave të shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu ka ftuar shoqërinë civile për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ka shtuar se “paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet”.

Ky është statusi i saj:

Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.

Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...