Haxhiu kryeparlamentare e Kosovës, zgjidhet me shumicën e votave

Më datë:

Pas më shumë se një muaji bllokadë politike, Kuvendi i Kosovës ka bërë një hap drejt konstituimit të legjislaturës së 11-të. Deputetët kanë zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Haxhiu mori 62 vota pro, ndërsa 16 deputetë votuan kundër kandidaturës së saj.

“Ju falenderoj për mbështetjen!”, u shpreh ajo.

Seanca konstituive është kryesuar nga Avni Dehari, ndërsa në rendin e ditës vijon edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Zgjedhja e Haxhiut vjen pas një periudhe të gjatë ngërçi politik, gjatë së cilës Kuvendi nuk arriti të përfundonte procesin e konstituimit brenda afatit kushtetues. Afati 30-ditor kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit ishte zhvilluar një ditë më vonë.

Vazhdimi i seancës u thirr pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e presidentit.

Sipas marrëveshjes, profesori universitar Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat i përbashkët për president, megjithëse marrëveshja është kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurimin e votave të nevojshme.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës dhe LDK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancë, ndërsa Aleanca ka vendosur të mos marrë pjesë, duke argumentuar se procesi nuk po zhvillohet në përputhje me procedurat kushtetuese.

Pas zgjedhjes së kryetares, deputetët pritet të vijojnë me procedurën për zgjedhjen e pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Për përmbylljen e procesit të konstituimit duhet të plotësohen edhe këto pozita.

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve do t’i hapë rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit dhe hapave të mëtejshëm për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Prokuroria kërkon 6 vite burg për Thaçin në Hagë, ja për çfarë akuzohet

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që...

Gjyqtarët kërkojnë zhbllokimin e pagave: Masat do të përshkallëzohen

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë,...

Skemë mashtrimi me bursa, SPAK dhe Gjermania godasin call center-in në Tiranë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Rama me tone të ashpra: Rindërtimi, eksperimenti më i rëndë social

Kryeministri Edi Rama e duke e cilësuar si një...