Hashure me fruta të thata

Më datë:

Përbërësit:

  • 250 gr grurë
  • 2 litra ujë
  • 100 gr sheqer
  • 1 majë luge kripë
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • 2 lugë gjelle arra
  • 1 lugë gjelle lajthi
  • 1 lugë gjelle bajame
  • 1–2 lugë gjelle rrush i thatë
  • 3–4 fiq të thatë
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë kafe karafil
  • 1/2 shegë

Përgatitja:

Lajmë grurin dhe e vendosim të ziejë në ujë derisa kokrrat të zbuten mirë dhe të shpërthejnë. Pasi gruri të jetë zier, shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë që e kemi zbutur më parë në ujë, fiqtë e thatë të prerë hollë, karafilin, lajthitë, bajamet dhe arrat e thërrmuara. E lëmë masën të trashet dhe shtojmë edhe niseshtenë e tretur me pak ujë. Kur të marrë trashësinë e duhur, e heqim nga zjarri. Në fund e zbukurojmë sipër me fruta të thata, kokrra shege dhe kanellë. E lëmë të ftohet në frigorifer dhe e shërbejmë të ftohtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafik droge nga Kanadaja/ Arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Anchor”, duke goditur...

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar...

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve

Mes vapës përvëluese, Italia dhe Spanja janë përballur edhe...

“Liria ka Emër” nis numërimin për krerët e UÇK-së me “Orën e Pritjes”

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën...