Hasani takon Sannino: Shqipëria, linjëzim plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Më datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë forumit të “Raisina Dialogue” zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Stefano Sannino.

Në një reagim në platformën X, Hasani u shpreh se në takim theksoi angazhimin e Shqipërisë për t’u linjëzuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, rëndësinë e progresit në procesin screening si dhe gatishmërinë për të hapur kapitujt themelorë.

“Përballë sfidave globale, përshpejtimi i procesit të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian”, nënvizoi Hasani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha...

Fermerët e qumështit në protestë në Kosovë, zbrazin cisternat para Ministrisë së Bujqësisë

Fermerët e qumështit në Kosovë janë duke zhvilluar protestë...

IGJEO: Sot e nesër, nivel rreziku i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier

Instituti i Gjeoshkencës informoi se sot e nesër pritet...

Të dhëna alarmante: vala e të nxehtit shkakton mijëra viktima në Europë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...