Harrojeni metodën me oriz, ka një zgjidhje më të thjeshtë nëse ju laget celulari

Më datë:

Një zgjidhje e shpejtë për celularët që mund të kenë rënë në ujë tashmë është nxjerrë “jashtë loje” falë një këshille të Apple.

Më parë mendohej se futja e celularit të lagur në një qese me oriz do të përthithte ujin dhe do të rregullonte pajisjen, por në fakt kjo mund të shkaktojë më shumë dëm.

Nëse iPhone juaj laget, një shtojcë e re ju dërgon një paralajmërim që pajisja është e lagur dhe duhet të prisni derisa ta karikoni.

Ndoshta do tundoheni që të merrni një qese me oriz, por Apple paralajmëron përdoruesit:

“Mos e vendosni iPhone tuaj në një qese me oriz. Kjo mund të bëjë që copëzat e vogla të orizit të dëmtojnë iPhone-n tuaj.

Mos e thani duke përdorur një burim të jashtëm nxehtësie apo ajër të kompresuar.

Mos përdorni sende si shkopinj veshësh apo facoletë në pjesën e portës së karikimit.

Dhe mos provoni ta karikoni, nëse e bëni ndërsa pajisja është ende e lagur, mund të shkaktojë probleme të tjera”.

Apple rekomandon që të trokisni lehtë celularin për të nxjerrë ujin e tepërt dhe të siguroheni që porta e karikuesit të jetë drejtuar poshtë.

Pas kësaj, lëreni në një vend të thatë me ajrim, prisni gjysmë ore dhe përsëriteni procesin.

Nëse rishfaqet lajmërimi, lëreni iPhone në një vend të thatë për një ditë që të thahet plotësisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

Shkenca tregon se disa ushqime janë më të dobishme...

Krem shtëpie me fasule, zëvendësim i shëndetshëm për majonezën

Fasulet e bardha kanë strukturë natyrshëm të butë dhe...

Berisha ngre akuza ndaj Ramës për mungesë transparence në samitin ndërkombëtar

Me tone të ashpra ka folur që në nisje...

Kallas: Në pritje të miratimit të kredisë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...