13.5 C
Tirana

Haradinaj: Mosbesim deri në pabesi! Kurti po mashtron aleatët e sigurisë

Më datë:

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti sot në Kuvend.

Haradinaj theksoi se Kurti po i mashtron aleatët ndërkombëtarë të Kosovës që janë dhe garant të sigurisë. Ai u shpreh se ky mashtrim shkon deri në pabesi.

Për ta ndërperë këtë gjë, Haradinaj u propozoi deputetëve pa dallim politik që të shkojnë në mocion, për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.

“Në vazhdimësi e ka kultivuar një mosbesim në aleatët e Kosovës, veçanërisht në ata të sigurisë dhe në garantin tonë kryesor që është Amerika.

Në rastë të caktuara dhe është ekspozuar me fjalorin e tij që i ngjason Lavrovit apo shokëve të tij. Ju lutem, ky mosbesim i tij deri në pabesi sot, prej tij, prej qeverisë së këtij vendi, si rezultat po ndodhin ndëshkimet nga aleatët tonë për Kosovën.

Mos harroni ju lutem, mosbesim deri në pabesi, jo befas nga ana e kryetarit të Kosovës ndaj aleatëve tonë.

Kryeministri sot e dikur kryetari i Vetëvendosjes ka mbjellë e ka nxit poshtërim të të gjitha figurave e vlerave të krijuara me mund, disa prej tyre i ka marrë me vete, por ka vazhdu sistematikisht me poshtëru ccdo vlerë të krijuar prej shqiptarëve. Kur je shteti, pushteti, kur ke në dorë fatin e Republikës, vazhdimi i poshtërimit të tij deri në armiqësi po i sjell Kosovës pasoja.

Ka poshtëruar aparatin shtetëror, të gjithë. E kemi dhe një element, mashtrimin deri në tradhti. Ashtu si dikur i mashtronte shtresat e varfra, ai po vazhdon të provojë të mashtrojë dhe aleatët e sigurisë, garantët e sigurisë tonë dhe shikoni mashtrimet e tij shkojnë në tradhti, janë tradhti e llojit të vet.

Unë mund të vazhdoj gjatë, nuk ndihem mirë që i them këto veccanërisht në një ditë si kjo, por na duhet të reflektojmë. A duhet të vazhdojë në Kosovë mosbesimi institucional deri në pabesi ndaj aleatëve tonë, kush përfiton nga kjo?

Përpos Putinit e Rusisë? Kush fiton nga mashtrimi? Fiton Rusia, armiqtë tanë, Serbia, ato bandat që i numëronte ky këtu me lista. Për këtë arsye ju propozoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim këtë gjë dhe ta shkarkojmë qeverinë Kurti”, deklaroi Haradinaj nga foltorja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha me drejtuesen e PPE: Largimi masiv i shqiptarëve pasqyron mungesën e shpresës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje një...

Stuhi dhe përmbytje të forta godasin pjesën veriperëndimore

Stuhi të forta me shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

AKMC: Ulje e nivelit të lumenjve, prani uji në toka bujqësore dhe shkarje dheu në disa akse

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot...

U raportua e humbur një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

Një 76-vjeçare nga fshati Progër në Devoll, e raportuar...