14.5 C
Tirana

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare

Më datë:

Kryeministria ka shpallur procedurën e hapur për përzgjedhjen dhe emërimin e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare, në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtuesve të këtij institucioni.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 30-ditore. Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konkurrim duhet të jenë persona që u përkasin pakicave kombëtare, të kenë kontribute të spikatura në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të kenë një përvojë pune jo më pak se 10 vjet në këtë fushë.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh që përfshijnë kërkesën për aplikim, dëshmitë e eksperiencës profesionale, rekomandime nga shoqata të regjistruara që kanë në objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicës përkatëse, kopje të dokumenteve të identifikimit dhe diplomimit, si dhe dëshminë e penalitetit.

Përveç këtyre dokumenteve, kërkohet edhe dëshmi për njohjen e gjuhës së pakicës që përfaqësohet, për ato pakica kombëtare që kanë gjuhën e tyre. Kandidatët, individualisht mbështetje, me rekomandim, nga të paktën 5 individë, që janë personalitete me kontribute të pakicës kombëtare përkatëse në Republikën e Shqipërisë, si dhe formularët e vetëdeklarimit në përputhje me legjislacionin për integritetin e zyrtarëve publikë dhe ligjin për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 17 nëntor 2025. Dokumentet duhet të depozitohen pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...