6.5 C
Tirana

Hapen plazhet e parqet e mbyllura si pasojë e COVID-19 në New Jersey

Më datë:

Pavarësisht se New Jersey është shteti i dytë federal më i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA, autoritetet atje tashmë kanë filluar të zbusin masat e miratuara javët e kaluara.

Me vendim të guvernatorit Phila Murphy, plazhet dhe parqet në New Jersey që kanë qenë të mbyllura për disa javë sërish janë hapur.

Shumë qytetarë shfrytëzuan këtë rast dhe menjëherë shkuan në plazhin Ocean në Long Branch.

SHBA-të momentalisht, sipas rasteve të të infektuarve dhe rasteve të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19, janë vendi më i prekur në botë.

Në këtë vend numri i të infekturve ka arritur në 1.188.421 ndërsa si pasojë e infektimit me koronavirus kanë vdekur 68.602 persona.

New Yorku deri të dielën me 319.213 raste të infektimit dhe 24.368 raste të vdekjes ka qenë shteti më i prekur federal.

Vijojnë New Jersey me 123.717 të infektuar dhe Massachusetts me 66.253 raste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...