Hap përpara në diagnostikim, instalohet Real-Time PCR në Transfuzionin e Gjakut

Më datë:

Në Laboratorin e Imunohematologjisë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është instaluar platforma inovative automatike me Real-Time PCR.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kjo platformë mundëson tipizim molekular të gjakut, përputhshmëri më të saktë për pacientët dhe mbështetje për transfuzione e transplante më të sigurta.

Përfaqësuesja e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Riana Gjyli, theksoi se platforma e re për gjenotipizimin e grupeve të gjakut përfaqëson një risi të rëndësishme në fushën e imunohematologjisë.

Ajo shpjegoi se teknologjia Real-Time PCR mundëson identifikimin në nivel ADN-je të grupeve të gjakut, sistemit HLA dhe HPA, si për dhuruesit ashtu edhe për pacientët.

“Platforma automatike për gjenotipizimin e grupeve të gjakut është një pajisje risi që shfrytëzon një teknologji të avancuar siç është ajo e Real-Time PCR për identifikimin ën nivel të ADN-së të grupeve të gjakut, të sistemit HLA dhe sistemit HPA, për dhuruesit dhe për pacientët. Është një teknologji e cila i vjen në ndihmë veçanërisht pacientëve të politransfuzuar, që u vjen në ndihmë pacientëve, të cilët kanë zhvilluar antitrupa nga transfuzionet e shumta apo na ndihmon për krijimin e një baze dhuruesish me grupe të rralla të gjakut”, tha Gjyli.

Në këtë mënyrë, theksoi ajo, “do të kemi mundësi të shfrytëzojmë ofrojmë shërbim më të sigurt, për pacientët tanë të cilët do të kenë mundësi të marrin transfuzionet e gjakut apo të komponentëve të tjerë të gjakut, me një përputhshmëri më të saktë, me më pak risqe për reaksione ndaj transfuzionit dhe me një efikasitet klinik më të mirë”.

“Platforma për tipizimin molekular të grupeve të gjakut është një pajisje e teknologjisë së fundit, tërësisht e automatizuar dhe e pajisur me të gjithë elementët teknikë për një qendër transfuzioni moderne”, përfundoi ajo.

https://www.facebook.com/watch/?v=1260348585563178

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Të pavërteta dhe të montuara” – Avokati mbrojtës i Metës kundër akuzave

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani në një...

Vendimi i Apelit të GJKKO për Belerin dhe bashkëpunëtorin konfirmohet nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi...

Arrestohet trafikanti turk, kapet mat me 3 emigrantë të paligjshëm

Një 26-vjeçar turk është arrestuar nga policia e Tiranës,...

E rëndë në Berat, xhaxhai abuzon seksualisht me mbesën 15-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku...