17.5 C
Tirana

Hamas thirrje vendeve arabe dhe islame: Mos pranoni zyrtarët izraelitë

Më datë:

Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif Al-Kanu dha një deklaratë pas lajmeve që dolën në media lidhur me planin e kreut të shërbimeve inteligjente Mossad të Izraelit, Yossi Cohen për të vizituar disa vende arabe dhe islame.

Al-Kanu ka paralajmëruar kundër planit për vizita të Cohen duke thënë: “Nëse realizohen këto udhëtime, do të kryhet një krim kundër popullit palestinez. Vendet arabe dhe islame duhet të refuzojnë këtë dhe të mbyllin të gjitha dyert e tyre për Izraelin okupues dhe liderët e tij”.

Lidhur me planin e vizitave në fjalë duke e cilësuar si një përpjekje të dështuar të Izraelit për zbatimin e planit për “aneksimin” e disa rajoneve në Bregun Perëndimor nën okupim, Al-Kanu tha: “Pranimi i liderëve të Izraelit okupues në kryeqytetet e vendeve arabe dhe islame është një thikë e helmuar që i ngulet në shpinë popullit të Palestinës”.

“Izraeli me këto vizita po përpiqet të fitojë legjitimitet të rremë mbi territoret palestineze”, theksoi Kanu duke shtuar se vendet arabe dhe islame duhet të refuzojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Institucioni Transmetues Publik (KAN) i Izraelit të dielën njoftoi se kreu i shërbimeve inteligjente izraelite, Yossi Cohen ka planifikur të zhvillojë një sërë takimesh me liderë dhe zyrtarë të disa vendeve arabe përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë.

Është theksuar se në këto bisedime Cohen ka planifikur të ul reagimet që do të vijnë nga këto vende në rast se zbatohet plani i aneksimit.

Plani i Izraelit për “aneksimin” e zonave në Bregun Perëndimor

Në planin e ashtuquajtur “Marrëveshja e Shekullit” për Lindjen e Mesme që presidenti i SHBA-së, Donald Trump e prezantoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si “territor i Izraelit” dhe që qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.

Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë pas planit të ashtuquajtur “plani për paqe”, filluan procesin e formimit të hartave për Bregun Perëndimor për “aneksimin” e rajoneve në fjalë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlament ose në kabinet “aneksimin” e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe të Luginës së Jordanit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shfrenon fantazinë” – Berisha: Rama në Lanë, përleshje vetëm me të, jo me policinë

Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu...

Para Kuvendit shpërthen përplasja: Molotovë apo shishe? Boçi qëllon drejt efektivëve policorë

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës...

Pas hedhjes së molotovëve, policia hedh gaz lotësjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të PD, Sali...

“Protesta e sotme madhështore” – Berisha: Arritëm në kilometrin e fundit, narkodiktatura po vdes

https://www.youtube.com/live/25r0FF7trHM?si=4DiG-DKVMyR7Hqal Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij...