Hakerimi në SPAK, burg për 2 të akuzuarit

Më datë:

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg të dy personat që akuzohen për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Ish-drejtori i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj, akuzohen se kanë ndërhyrë në email-et e 3 prokurorëve më datë 12 Mars.

SPAK në njoftim për shtyp pranoi se ata kanë marrë nga email-et, disa skedarë që kishin dosje dhe materiale hetimore për procedime të ndryshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo prokurori bëri të ditur se ka kryer një hetim administrativ dhe shtoi se nuk ka indicie për bashkëpunim nga brenda strukturës në këtë rast hakerimi.

SPAK sqaroi se sistemi i përgjithshëm IT-së nuk është cenuar. Nga hetimi i deritanishëm, është arritur të sekuestroj pajisjen e përdorur për të kryer hakerimin dhe të gjithë skedarët e aksesuar nga email-et e prokurorëve.

Arrestimi i këtyre dy personave është bërë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e email-eve të prokurorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...