15.5 C
Tirana

“Haftar vazhdon sulmet mbi Tripolin në mes të pandemisë”

Më datë:

Militantët e komandantit renegat libian Khalifa Haftar janë duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të Libisë në kohën kur bota është e zënë me shpërthimin e koronavirusit, paralajmëroi një analist politik libian

“Forcat e Haftarit nuk janë në gjendje të përparojnë në terren dhe avionët luftarakë të tij janë bërë joefektivë pasi Turqia ndihmoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të vendosë bateri antiajrore”, tha për AA, Salah al-Bakkush.

Ai tha se forcat e Haftarit iu kthyen granatimit të aeroportit Mitiga të Tripolit dhe lagjeve të banuara në kryeqytet.

“Derisa bota është e zënë me një pandemi të paprecedentë, misioni i OKB-së në Libi tani është i paefektshëm pas dorëheqjes së të dërguarit të OKB-ve Ghsan Salame dhe derisa Haftar, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe besojnë se ekziston zgjidhje ushtarake për konfliktin, situata ka të ngjarë të përshkallëzohet në periudhën e ardhshme”, tha al-Bakkush.

Përderisa numri i vdekjeve globale nga koronavirusi tani ka arritur në 16.563, Libia nuk ka regjistruar ndonjë infeksion nga sëmundja.

Analisti libian tha se “Haftar nuk e ka respektuar kurrë armëpushimin në asnjë fazë”.

Më 21 mars, Ahmed al-Mismari, zëdhënës i milicisë së Haftarit, njoftoi se pala e tij përshëndeti armëpushimin humanitar të propozuar nga OKB dhe vendet evropiane për shkak të koronavirusit të ri.

Milicitë, megjithatë, kanë vazhduar sulmet e tyre.

Sipas një zyrtari të GNA-së, të martën, forcat e Haftarit vranë dy vajza në një sulm artilerik në Tripolin jugor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...