Habeck në vizitë zyrtare në Azinë Lindore

Më datë:

Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck do të zhvillojë sot një udhëtim në Azinë Lindore.

Destinacioni i tij i parë është Koreja e Jugut, ku ministri i Ekonomisë pritet të takohet me përfaqësues të politikës dhe biznesit.

Politikani i partise se Gjelbër do të shoqërohet nga një delegacion biznesi dhe deputetë të Bundestagut.

Ministria e Çështjeve Ekonomike tha se Koreja e Jugut është vendi i dytë më i rëndësishëm i Gjermanisë në Azi për eksportin e mallrave- kryesisht të makinave dhe pjesëve të makinave – me vlerë rreth 20 miliardë euro (21,5 miliardë dollarë).

Koreja e Jugut, nga ana e saj, është një prodhues i rëndësishëm i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Tensionet në kufirin me Korenë e Veriut të udhëhequr nga komunistët po rriten sërish. Habeck ka planifikuar të udhëtojë të premten në Kinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen 3 automjete me vlerë qindra mijëra euro, dyshohet se janë vjedhur në Gjermani

Policia e Tiranës sekuestroi tre mjete luksoze me vlerë...

Trump publikon hartën e diskutueshme, Hormuzi paraqitet nën kontrollin e SHBA-së

Ngushtica e Hormuzit, territori i ri i Shteteve të...

Berisha për ngjarjen në Sarandë: “Vrasje pothuajse shtetërore e turistit portugez”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot...

Mot i përkeqësuar në Kinë, shirat e dendur shkaktojnë 10 viktima

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar viktima dhe dëme të...