Guterres bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Libi

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Libinë e shkatërruar nga lufta ku Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) lufton kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar.

Guterres dëshiron “kthim në dialogun politik të të gjitha palëve”, thuhet në kumtesën e OKB-së.

“Çdo mbështetje e huaj për palët ndërluftuese vetëm do të thellojë konfliktin në vazhdim dhe do të ndërlikojë më tej përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike paqësore dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet gjithashtu në kumtesë.

Duke theksuar se shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të imponuar në vitin 2011 do t’i përkeqësonte gjërat, në kumtesë thuhet se “respektimi i rreptë i embargos është thelbësor për krijimin e një mjedisi të favorshëm për ndërprerjen e armiqësive”.

Që nga rrëzimi i udhëheqësit libian Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qendra pushteti, një në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...