17.5 C
Tirana

Grupi parlamentar i PD, mocion për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sina

Më datë:

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi sot se do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.

Kjo kërkesë vjen sepse sipas grupit parlamentar të PD-së Sina ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit përmes kompanisë së tij private.

“Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se, deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milionë lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit”, bën të ditur grupi parlamentar I PD.

Në njoftim thuhet se, “deputeti Vullnet Sina rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën”.

“Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend”, nënvizon grupi parlamentar i PD-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...