6.5 C
Tirana

Grupi i ekspertëve përfundon vlerësimin teknik të 400 banesave

Më datë:

Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe, mbështetur edhe nga Mekanizmi i Përbashkët i Emergjencave Civile të Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, vazhdoi vlerësimin teknik të ndërtesave duke e çuar në 400 numrin e objekteve të vlerësuara, njoftoi sot Zyra e Drejtuesit të operacioneve të emergjencës Blendi Çuçi.

Një ditë më parë kryeministri tha se ndërtesat për të cilat do të jepet vlerësimi do të kenë dy vula ekspertimit, atë të specialistit të huaj dhe një të vendasve.

Ndërkohë janë miratuar nga Këshilli i Ministrave paketat e ndihmës për familjet e 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që përfshijnë strehimin e menjëhershëm të familjarëve, pensione speciale, si dhe mbulimin e shpenzimeve për ceremonitë mortore.

Në hotelet ku janë strehuar qytetarë, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, vazhdoi të ofrohet shërbim mjekësor dhe ndihmë psiko-sociale pa ndërprerje, u përgatitën listat e fëmijëve dhe vazhduan përgatitjet për transportin e tyre për në shkolla dhe të prindërve për në vendet e tyre të punës;

Vazhdoi shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë.

Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim.

Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633. U liruan katër palestra në Durrës, pas verifikimeve të bëra me Njësitë Administrative. Banorët që janë bërë të pastrehë nga tërmeti u sistemuan në strukturat hoteliere.

Vazhdoi gjatë ditës së sotme shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjenike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qendrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale. /Monitor/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Pretenca më 29 Janar

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e...

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Personi që po shihni në foton më sipër është...

Dalin para gjykatës fëmijët që vranë babain, rëndohet akuza për vajzën 19-vjeçare

Pritet që këtë të martë të nisë procesi gjyqësor...

Goditja ndaj grupit të Suel Çelës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën...