16.5 C
Tirana

Gripi shton radhët te Pediatria/ Spahia: Po sikur të përballemi me ndonjë situatë më të rëndë?

Më datë:

Situata e rëndë në urgjencën e Pediatrisë ka sjellë reagimin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikon fotot e radhëve, Spahia ngre pyetjet: “As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot? Si mund të jetë paaftësia kaq epike?”.

Sipas ish-deputetit, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP.

Reagimi i plotë i Spahisë:

“PAPERGJEGJSHMERI SKANDALOZE ME URGJENCEN E PEDIATRISE

Thellohet situata skandaloze në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Prindër me fëmijë me temperaturë që presin me orë të tëra për të marrë mjekim, deri në oborr. Mungesës së mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave, i shtohet edhe mungesa e vendeve për të shtruar urgjencat. Prindërit pasi qëndrojnë në rradhë me orë, blejnë mjekimin në farmaci dhe mjekët thjesht ua administrojnë sepse nuk ka vende, sado rëndë të jenë pacientët! Parashikueshmëri zero! Si dreqin mund të mos jesh i përgatitur për një fluks gripi, të zakonshëm deri tani? Po sikur larg qoftë të përballemi me ndonjë situate a patologji tjetër me te rende? As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojmë dot???? Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirliu, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP! Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë!”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të...